Foto e ditës: Kryeministri dhe djaloshi këmbëzbathur!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj njihet si lider që është natyral në paraqitjet e tij në publik. Ai kudo që shkon ndalet dhe flet me të gjithë, madje edhe më fëmijë.

Lajme

20/07/2018 19:51

Njëjtë ka ndodh edhe sot në Lipjan kur ishte për vizitë.

Mirëpo, në fotografinë e publikuar, Haradinaj shihet derisa flet me një fëmijë, që sipas fotografisë duket i varfër.

Ai shihet me rroba të papastra dhe këmbëzbathur, shkruan lajmi.net.

Po ashtu afër aty është edhe një shitës ambulant i perimeve…

Së fundi, kryeministri i Kosovës e ka rritur pagën e tij nga 1500 në rreth 3000 euro. /Lajmi.net/