Foshnjat e lindura në këtë muaj janë më të prira të bëhen të pasura

Janari mund të jetë një periudhë mjaft shqetësuese e vitit, për shkak të temperaturave ekstreme.

Lifestyle

31/01/2019 23:15

Por, një hulumtim përkundrazi duket se sugjeron që foshnjat e lindura në janar kanë më shumë gjasa të jenë të pasura dhe të famshme, transmeton lajmi.net.

Dr. Adrian Bernett, një studente nga Universiteti Queensland i teknologjisë në Australi, thotë se muaji i lindjes mund të ndikojë në shëndetin dhe në pasuri. Hulumtimi i saj fokusohet më shumë në sport dhe famë atletike.

Siç thuhet në artikullin e botuar në “Science Daily”, Dr. Bernett shpjegon se foshnjat e lindura në janar kanë më shumë kohë zhvillimi sesa foshnjat e tjera.

Ata vijnë menjëherë në fillim të vitit dhe kanë të plotë dymbëdhjetë muaj para të tjerëve.

Nga një sondazh i kryer mbi lojtarët në ligën australiane të futbollit, kishte 33% më shumë atletë të lindur në janar sesa të tillë të lindur në muaj tjerë. /Lajmi.net/