Foshnja tetë muajshe që peshon afro 16 kilogramë (FOTO)
Një foshnje tetë muajsh ka habitur doktorët pasi ajo ka arritur peshën prej 15.87 kilogramë.
Lifestyle
Chahat Kumar nga Punjab në Indi kishte lindur me peshë mesatare, por filloi të shtonte peshë kur kishte mbushur katër muaj, shkruan The Sun, transmeton Klan Kosova.
Kurse tash kjo foshnjë peshon gati sa një katër vjeçar.
“Kur Chahat kishte lindur, ajo ishte krejtësisht normal. Më pas, e pamë se pesha e saj po rritej me shpejtësi”, ka thënë Dad Suraj Kumar.
Edhe prindërit janë habitur se çka po e shkakton apetitin aq të madh të së bijës së tyre, për çka edhe janë shqetësuar rreth shëndetit të saj.