Foshnja ndalon zhvillimin në barkun e nënës në javën e 15’të, por zgjidhja e nënës bën mrekulli (Video)

Erik dhe Tammi, dy të dashuruar, si të gjithë çiftet tjera, dëshiruan që të fillojnë familjen e tyre. Ata po dëshpëroheshin, derisa Tammi kishte kaluar një abort. Tammi kishte pasur luspa, kur imuniteti i trupit sulmonte sistemin e indeve. 

Fun

27/03/2017 19:42

Kur Tammi mbeti sërish shtatzënë, për të lindur vajzë, çifti u bë shumë i lumtur. Me gjendjen e saj ishte shansë tjetër për abort, transmeton lajmi.net

Gjithçka shkoi mirë, derisa ajo shkonte për kontrolle për të regjistruar gjendjen e zemrës së vajzës. Pas 15 javësh, doktorët u shqetësuan për fetusin.  Ata i thanë çiftit se foshnja më nuk po rritej.  Tammi duhet të merrte një vendim të vështirë.

Dy zgjidhjet ishin, 0 % shansë për mbijetesë nëse foshnja do të hiqej nga barku me 15 javë, ose 5% shansë për mbijetesë nëse ajo do të kujdesej për foshnjen 27 javë në stomakun e saj.

Natyrisht, opsioni i dytë zgjoi më shumë shpresë.

Që nga koha kur foshnja ndaloi të rritej, doktorët e mbajtën të sigurt foshnjen për plot 27 javë. Ata insistuan që Tami të shkojë në inkubator dhe të kontrollohet për çdo ditë.

Për çdo ditë, çifti kalonte nëpër vuajtje, megjithëse foshnjes ende i rrihte zemra.

lupus-pregnancy-2

”Më kujtohet çdo ditë kur ulesha në makinë para se të shkonim në spital” thoshte Tami. ”Ti do të merrje frymë thellë dhe ta përgatisje veten në rast se nuk do të rrihte zemra e saj sot.”

Dhe për çdo ditë, foshnja kishte një zemër edhe më të fortë. Tami bëri operimin me prerje cezariane dhe foshnja ishte quajtur Zoe.

Edhe pse foshnja po bëhej më mirë, mjekët nuk kishin shumë shpresë se ajo do t’i mbijetonte jetës jashtë, duke u bazuar në gjendjen e saj.

Por ajo u bë shumë mirë dhe doli nga spitali bashkë me nënën e saj.

Por historia ende s’ka përfunduar. Zoe, tani, duket e bukur dhe normale si çdo fëmijë tjetër. Mund ta shihni edhe vet storien më poshtë. /Lajmi.net/

YouTube player