Foshnja 22 muajshe – viktimë e babait të dhënë pas seksit

I fikësuar pas marrëdhënieve seksuale jashtë martesës, sipas prokurorëve një burrë e ka lënë foshnjën 22 muajshe në makinë ku më pas edhe ka vdekur.

Lifestyle

04/10/2016 19:19

Prokurorët kanë hapur rastin të hënën në lidhje me Justin Ross Harris – i cili është arrestuar për vrasje të qëllimshme të birit të tij dhe ligësi të tjera pasi e kishte lënë edhe gruan për arsye të përmbushjes së dëshirave seksuale të tij, transmeton lajmi.net

Mbrojtja e tij kanë thënë se vdekja e birit të tij ishte aksident tragjik por në të njejtën ditë në telefonin e tij ishin gjetur mesazhe me gra të tjera duke biseduar rreth seksit.

Por, është zbuluar se Harris ishte i pakënaqur me martesën e tij dhe gjithmonë ishte në kërkim të një partnere të re seksi. Gjithashtu atij i janë zbuluar mesazhe me një vajzë të mitur 17 vjeçare duke u munduar ta bindë atë për të kryer marrëdhënie seksuale.

Sipas mediave vendore thuhet se nëse vërtetohet vrasja e tij, Harris do të dënohet me burg të përjetshëm./lajmi.net

cooper-harris justin-ross-harris