Fortuna e shiut solli disa skraja të pazakonshme (Video)

Shiu i rrëmbyeshëm që kaploi një pjesë të Prishtinës dhe komunës së Lipjanit në orët e mbrëmjes solli edhe disa skraja të shumta në numër në rrugët e një fshati në Lipjan dhe të pazakonshme nga madhësia.

Fun

23/09/2014 01:48

Shiu dhe fryma e madhe që përfshiu në veçanti komunën e Lipjanit, la disa skraja të shumta nëpër rrugët e fshatit Konjuh të po kësaj komune, shkruan Lajmi.net.

Nëpër rrugët e fshatit Konjuh thuhet se pas këtij shiu janë shfaqur qindra skraja që ishin të pazakonshme nga madhësia e tyre – 50cm të gjata.

Videoja amatore e kapur në këtë fshat shfaqë skrajat e mëdha dhe të shumëta që ishin shfaqur pas shiut.

Videon mund ta shihni më poshtë: