Formula matematikore për një marrëdhënie të përhershme

Nëse keni fat të gjeni dikë me të cilin dëshironi ta kaloni tërë jetën, pyetja tjetër është: Si të arrini lumturinë e përhershme?

Lifestyle

06/12/2015 09:48

Sipas matematikanes Hannah Fry, e gjitha kjo mund të bëhet me një formulë të thjeshtë.

Fry, që punon në qendër analizash në Londër, thotë në librin e saj të botuar kohët e fundit “Matematika e Dashurisë”, se treguesi më i mirë i një marrëdhënie të gjatë dhe të përhershme është se sa pozitiv ose negativ çiftet mund të jenë ndaj njëri-tjetrit, transmeton lajmi.net.

Përgjatë shumë viteve, ajo analizoi qindra çifte dhe shikoi shprehjet e tyre të fytyrës, rrahjet e zemrës, shtypjen e gjakut, lëkurën dhe fjalët që ata i përdorën në bisedat me partnerë.

Ajo zbuloi se çiftet të cilat kishin bashkëveprime më pozitive me njëri-tjetrin kishin një rrezik më të vogël për t’u ndarë, kurse ata të cilët kishin bashkëveprime negative, kishin një rrezik më të madh për t’u ndarë.

Ajo gjeti se ndikimi që një çift ka në njëri-tjetrin është një faktor i rëndësishëm. Nëse burri thotë diçka pozitive, si për shembull pajtohet me gruan e tij apo bën shaka, gruaja do të reagojë në mënyrë pozitive.

Në ndërkohë, nëse ai bën diçka negative, e pengon atë apo nuk e dëgjon atë duke folur, ajo sigurisht do të reagojë negativisht. Kështu, çiftet më të lumtura kanë bashkëveprime më pozitive se sa negative, dhe për këtë arsye ata kanë më shumë gjasa që të kenë një marrëdhënie të gjatë ose të përhershme. (lajmi.net)