Formula magjike që e ktheu vendin me papunësi zero

Aty jeton një komunitet prej 2500 banorësh, që duket se kanë gjetur sekretin për të mundur papunësinë. Marinaleda është një zonë e vogël rurale 100 km nga Sevilja.

Fun

19/05/2016 02:07

Banorët e Marinaledës, të vetëdijshëm se forca e tyre e vetme është toka, janë angazhuar të gjithë në sektorin e agrikulturës me një moto: Jo konkurrencë, por vetëm bashkëpunim.

Komuna e vogël në zemër të Andaluzisë në harkun kohor të 30 viteve ia ka dalë të garantojë mirëqenien e të gjithë komunitetit, 70% e të cilit janë të punësuar në sektorin e bujqësisë dhe industrisë, ndërsa 30% në institucione si shkolla dhe zyra të pushtetit vendor.

Ekonomia është organizuar në bazë të modelit komunist. Toka është në pronësi të komunës dhe në të prodhohen perime dhe ullinj, të cilat paketohen, përpunohen ose konservohen para se të shiten brenda dhe jashtë komunës.

Juan Manuel Sánchez Gordillo ka themeluar që në fillim të viteve ’80 kooperativën “Humar”, falë të cilës zona ka 0% të papunë, ndërsa në nivel kombëtar kjo shifër është 30%. Të gjithë punëtorët paguhen me të njëjtën rrogë, 47 euro në ditë, pavarësisht nga puna që kryejnë. Të ardhurat mujore për çdo punonjës janë 1 128 euro.

Çdo qytetar i Marinaledës mund të ndërtojë një shtëpi 90 metra katrorë. Komuna i jep fillimisht falas terrenin dhe projektin, ndërsa më pas ndërtimi mbështetet me kredi nga shteti, kuotën dhe këstet e të cilës e përcaktojnë vetë kredimarrësit.

Komuna e Marinaledas ka ndërtuar një mensë për shkollën, për të cilën paguhen vetëm 12 euro në muaj dhe një pishinë publike, për të cilën çmimi është 3 euro për të gjithë verën.

Hapësirat publike restaurohen nga vetë qytetarët, të cilët të dielave dalin vullnetarisht për të pastruar dhe riparuar rrugët apo kopshtet.

Në flamurin trengjyrësh të komunës shkruhet: “Marinaleda, një utopi drejt paqes”./shekulli