Formula Gymnih nuk e ndali Thaçin ta quajë Kosovën shtet

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e sotme rajonale të mbajtur në Prishtinë "Western Balkans' 6", i është referuar vendit tonë me "shtet", edhe pse ngjarja është mbajtur sipas formulës Gymnih.

Lajme

25/03/2015 15:54

Konferenca “Western Balkans’ 6”, emërtimi i së cilës përfshin shtetet e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, është vazhdimësi e konferencës së shteteve të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në vitin e shkuar në Berlin, nën organizim të kancelares gjermane Angela Merkel.

Ngjarja mblodhi gjithsej 12 ministra të shteteve të Ballkanit Perëndimor, komisionerin e BE-së për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, si dhe zyrtarë të lartë të organizmave ndërkombëtarë si BE, EBRD, Banka Botërore.

Në sekondën e 14-të videos së mëposhtme që po qarkullon në internet, zëvendëskryeministri Thaçi i referohet Kosovës qartësisht si “shtet”, përkundër faktit që konferenca “Western Balkans’ 6” është mbajtur sipas formulës Gymnih, e cila nënkupton përfaqësimin dhe takimin e autoriteteve pa simbole shtetërore dhe kombëtare, siç mbahen të gjitha takimet e formatit të BE-së.

YouTube player