Formula 1, vidhen trofetë e skuadrës Red Bull

Më shumë se 60 trofe të fituara nga skuadra e Red Bull në Formula 1, janë vjedhur gjatë orëve të fundit në Tilbrook.

Sport

06/12/2014 18:16

Gjashtë persona kanë përdorur mjete të ndryshme për të pasur çasje në Bradbnourne Drive, Tilbrook, gjatë orës 01:30.

Kryesori i skuadrës, Christian Horner tha se ata janë ‘shkatërruar’ nga kjo ngjarje, pasi është dashur shumë vite për t’i mbledhur të gjitha këto trofe.

Përndryshe, Vettk e ka vizituar gjatë javës së fundit vendin e trofeve të Red Bullit. Ai ka fituar katër herë çmimin e Kampionit të Botës, para se të transferohet te Ferrari.