Formula 1, festival monoton

Lewis Hamilton frikësohet se dominimi i Sebastian Vettelit do të largojë tifozët nga Formula 1, pas triumfit të gjermanit në garën për Çmimin e Madh të Koresë të dielën. Me këtë fitore, ylli i Red Bullit u shkëput në 77 pikë mbi Fernando Alonson në Ferrari – rivalin e tij kryesor në garë për titull…

Sport

07/10/2013 14:15

Lewis Hamilton frikësohet se dominimi i Sebastian Vettelit do të largojë tifozët nga Formula 1, pas triumfit të gjermanit në garën për Çmimin e Madh të Koresë të dielën.

Me këtë fitore, ylli i Red Bullit u shkëput në 77 pikë mbi Fernando Alonson në Ferrari – rivalin e tij kryesor në garë për titull – dhe me vetëm 125 pikë në dispozicion, Hamilton sugjeron se sporti i shpejtë është duke u bërë festival monoton për spektatorët.

“Ai ka fituar tashmë. Përderisa nuk përfundon garat e radhës, por edhe nëse nuk i përfundon ndoshta prapë do të shpallet kampion”, deklaroi Hamilton.

“Personalisht më vjen keq për tifozët sepse më kujtohet periudha kur Michael Schumacher ishte duke fituar. Më kujtohet kur zgjohesha në mëngjes për të shikuar garën e më pas flija, dhe zgjohesha kur përfundonte sepse e dija se çka do të ndodh. Jam i sigurt se shumëkush e bënë këtë sot, së paku në familjen time”, përfundoi ngasësi i Mercedesit.