Formimi i Gjykatës Speciale, temë kryesore në KS të OKB-së

Formimi i Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Kosovë, pritet të jetë ndër temat kryesore që do të trajtohen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. 

Lajme

27/08/2014 16:37

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën pritet të shpaloset raporti tremujor i sekretarit të përgjithshëm Ban Ki-moon, do të mbahet më 29 të këtij muaji.

Delegacioni kosovar do të kryesohet nga Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ndërsa ai serb nga Ivica Daçiq.

Sipas të përditshmes serbe, “Novosti”, ministri i jashtëm serb, gjatë kësaj mbledhje do të kërkojë nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit të japin mbështetje për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, transmeton lajmi.net

Daçiq, gjithashtu do të kërkojë nga këto shtete që të mbështet propozimi i sekretarit Ban, për formimin e Gjykatës Speciale për Krime Luftë në Kosovë.

Në raportin tremujor, Ban ka kërkuar nga qeverisja në Kosovë dhe misionet e BE-së, të sigurohen që kjo gjykatë speciale të formohet më së largu deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Në raportin e periudhës 16 prill – 15 qershor, Ban ka vlerësuar se çështje e rëndësisë së veçantë mbetët intensifikimi i angazhimit të Prishtinës dhe Beogradit në rrugën e integrimit në BE, si dhe normalizimi i marrëdhënieve.