Formacioni zyrtar i Kosovës kundër Frankfurtit

Me fillim nga ora 19:00 Kosova do ta zhvillojë miqësoren kundër Frankfurtit, ndërsa më poshtë i keni formacionin zyrtar të Kosovës për këtë takim.

Sport

24/03/2015 18:08

Kosova ka publikuar dhe formacionin zyrtar me të cilin do të startojë në takimin kundër Frankfurtit.

Në sulm nga minuta e parë do të jetë Arton Fejzullahu, i cili disa ditë më parë e refuzoi Suedinë për Kosovën.

Formacioni: Ujkani, Perdedaj, Berisha, Pepa, Nushi, Toski, Alushi, Celina, Halimi, Sylejmani, Fejzullahu.