Formacioni me transferimet më të mira në La Liga këtë afat (FOTO)

AS e ka publikuar një formacion me transferet më të mira nga klubet e La Ligas në këtë afat kalimtar.

Sport

25/07/2016 10:26

Barcelona është njëri nga klubet spanjolle më aktive në këtë afat kalimtar me katër transferime, tre prej të cilëve janë pjesë e 11shes më të mirë të transferuar në La Liga në këtë afat kalimtar.

Katalunasit në radhët e veta i kanë transferuar Denis Suarezin, Samuel Umtitin, Lucas Dignen dhe Andre Gomesin.

Ndër transferet tjera të mëdha që vlen të përmenden janë edhe rikthimi i Moratas në Real Madrid, Gaitan në Atletico Madrid dhe Nani në Valencia.