Formacioni i Shqipërisë kundër Izraelit (FOTO)

Gianni De Biasi e ka gati formacionin për ndeshjen kundër Izraelit.

Lajme

12/11/2016 11:29

Gianni De Biasi e ka skicuar më në fund formacionin që pritet të hedhë në fushë në sfidën vendimtare për kualifikueset e Kupës së Botës “Rus 2018” ndaj Izraelit.

Në fushë nga minuta e parë strategu italian do të hedhë edhe Odise Roshin, i cili kishte disa probleme dje gjatë stërvitjes.

Mbrojtja nuk do të ndryshojë duke e krahasuar me ndeshjet e tjera, teksa në portë do të jetë Berisha, ndërsa në mesfushë në qendër luajnë Kukeli, Xhaka dhe Memushaj, transmeton “Albeu.com”.

Në sulm do të luajë Balaj, që do të ketë mbështetjen e Roshit dhe Llullakut.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.