Formacioni me yjet që mund të transferohen falas në vitin 2019

Nuk janë të vetmit, por mund të thuhet se janë më të mirët.

Sport

25/12/2018 21:31

Janari i vitit 2019 mund të sjellë ndryshime të papritura në tregun e transferimeve në futboll, me shumë lojtarë që hynë në muajt e fundit të kontratave me skuadrat e tyre.

Lojtarë të njohur, të cilët edhe konsiderohen yje në futboll, do të hynë në gjashtë muajt e fundit të kontratave me klubet e tyre, dhe kanë të drejtë të negociojnë me klube që interesohen për shërbimet e tyre.

Do të ketë aq shumë lojtarë të mirë që do të hynë në muajt e fundit të kontratave, sa që ‘Marca’ ka formuar dy formacione me lojtarët që mund të transferohen falas, përcjell ‘lajmi.net’.

David Luiz,  Godin, Cesc Fabregas, James Milner, Arjen Robben dhe Mario Balotelli, janë disa nga lojtarët që mund të transferohen falas në qershorin e vitit 2019./Lajmi.net/