Formacioni më i mirë i sezonit në Europë (Foto)

Teksa kanë përfunduar dhe sezonet në Kampionatet më të forta Europiane, goal.com ka publikuar dhe formacionin më të mirë të sezonit në Europë.

Sport

01/06/2015 10:11

Në këtë formacion, plotë dhjetë lojtarë vijnë nga top-5 ligat e forta europiane, ndërsa Douglas është i vetmi lojtar që vjen nga skuadra e Ukranisë, Dnipro, pati një paraqitje fantastike gjatë këtij sezoni, duke arritur të kualifikohet në finale të Europa Ligës.

Ai ishte shtylla e mbrojtjes për skuadrën e tij përgjatë tërë sezonit.

Në sulm, padyshim që janë Ronaldo, Messi dhe Tevez të cilët shkëlqyen në këtë sezon, teksa prapa tyre janë Hazard, Alaba, Verratti dhe De Bruyne.

Në vijën e mbrojtjes janë Douglas, Bonucci dhe Pique, me këtë të fundit i cili ka shkëlqyer me Barcelonën gjatë tërë sezonit. Në portë është David De Gea, i cili sipas goal.com, pati performancë më të mirë gjatë këtij sezonit sesa Manuel Neuer.

Formacioni