Formacioni më i mirë i Ligës së Kampionëve

Portali “Goal”, ka publikuar formacionin më të mirë të xhiros së parë të ndeshjeve të fazës eliminatore nga Liga e Kampionëve.

Sport

26/02/2015 11:34

Ndeshjet e xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve u mbyllën të mërkurën me humbjen e Arsenalit nga Monaco, dhe atë të Atletico Madridit nga Bayer Leverkusen.

Andaj, portali “Goal” ka publikuar formacionin më të mirë të xhiros në të cilin nuk zuri vend ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Portier: Thibaut Courtois (Chelsea)

Mbrojtës: Branislav Ivanovic (Chelsea), Gerard Pique (Barcelona), Aymen Abdennour (Monaco), Marcelo (Real Madrid).

Mesfushorë: Marco Verratti (Paris Saint-Germain), Geoffrey Kondogbia (Monaco), Hakan Calhanoglu (Bayer Leverkusen).

Sulmues: Alvaro Morata (Juventus), Luis Suarez (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid).