Formacioni më i mirë i Kupës së Botës

Një muaj emocione, 64 ndeshje të jashtëzakonshme dhe Franca kampione, ky është bilanci i Kupës së Botës të mbajtur në Rusi.

Sport

15/07/2018 22:30

Tifozët e futbollit gjatë këtij muaji kanë qenë dëshmitar të botërorit më të paparashikueshëm në histori, ndërsa në fund janë shpërblyer edhe me një finale të jashtëzakonshme me gjashtë gola të shënuara.

Është Franca në fund që ia doli të rrëmbejë lavdinë e botës duke e mundur 4:2 Kroacinë.

Pas përfundimit të botërorit, ‘bleacher report football’ ka përzgjedhur formacionin më të mirë të Kupës së Botës, ku mungojnë emra të mëdhenj të futbollit./Lajmi.net/