Formacioni me dështakët e këtij sezoni

Sezoni që lamë pas nuk ishte shumë i mirë për disa yje të futbollit të cilët kanë dështuar të tregojnë formën e tyre më të mirë.

Sport

31/05/2015 22:16

Radamel Falcao dhe Angel Di Maria ishin dy lojtarët që supozoheshin të shkëlqenin me skuadrën e United.

Por, ndodhi pikërisht e kundërta, pasi të dy këta yje janë futur në formacionin e lojtarëve më të dështupar të këtij sezoni.

Gjithashtu, në këtë formacion shihet edhe mbrojtësi i Barcelonës, Dougla, nga i cili është pritur shumë në këtë sezon, mirëpo Enrique nuk ka pasur asnjëherë besim në aftësitë e tij.

Më poshtë e keni formacionin me lojtarët që kanë dështuar në këtë sezon të publikuar nga Eurosport.

Formacioni: Ochoa, Douglas, Mangala, Vidic, Cole, Khedira, Di Maria, Cuadrado, Gotze, Balotelli dhe Falcao.