lajmi.net

Formacioni ideal i Premierligës

Gazetarët e mediave britanike kanë përzgjedhur formacionin ideal në histori të Premierligës. Në të gjenden emra të mëdhenj që kanë hyrë në histori të futbollit.

Sport

19/09/2014 21:19

A e keni paramenduar ndonjëherë një skuadër me bashkëlojtarë si John Terry, Steven Gerrard, Ryan Giggs, Cristiano Ronaldo e Thierry Henry?

Me siguri se vetëm në ndonjë videolojë ose në ëndërr. Por, ajo është formuar nga gazetarët britanikë.

Jo në realitet, por ata i kanë përzgjedhur emrat e lartpërmendur së bashku me disa të tjerë po aq të mëdhenj që së bashku formojnë ekipin më të mirë në histori të Premierligës.

(4-4-2)

Portier: Peter Schmeichel

Mbrojtje: Gary Neville, Toni Adams, John Terry, Ashley Cole

Mesfushë: Steven Gerrard, Paul Scholes, Ryan Giggs, Cristiano Ronaldo

Sulm: Thierry Henry, Alan Shearer

Formacioni ideal i Premierligës

Në ditën e fillimit të sezonit të ri në Premierligë, “Football Daily” ka publikuar formacionin ideal të të elitës së futbollit anglez. Shumë prej tyre janë legjenda.

Sport

16/08/2014 11:51

Sot fillon stinori i ri në Premierligë. Gjigantët si Manchester United, Liverpool, Arsenal, Chelsea, Manchester City e shumë skuadra tjera të mëdha do të rikthejnë në skenë emocionet që ofron elita e futbollit anglez.

Dhe, pikërisht në ditën e fillimit të stinorit të ri në Premierligë, “Football Daily” ka publikuar formacionin ideal nga futbolli anglez.

Në të kanë zënë vend shumë emra që kanë hyrë të histori të klubeve të lartpërmendura por edhe futbollit në përgjithësi. Kush janë ata, shikoni videon. 

LM