Formacioni ideal i mungesave të mëdha nga Botërori 2018

Më poshtë do të zbulojmë 11-shen më të mirë me “yjet” që për arsye teknike e jo vetëm kanë humbur Botërorin.

Sport

22/05/2018 11:36

Sa shumë surpriza në listat e skuadrave që do tëmarrin pjesë në finalet e “Rusi 2018”. Sigursht që për trajnerët e skuadrave të mëdha do të ketë edhe vendime të dhimbshme, sepse jo të gjithë talentet që kanë në dispozicion mund të bëjnë pjesë në listën përfundimtare prej vetëm 23 futbollistësh. Më poshtë do të zbulojmë 11-shen më të mirë me “yjet” që për arsye teknike e jo vetëm kanë humbur Botërorin.

Portier: Joe Hart. Në Angli kanë bërë shumë zhurmë për përjashtimin e Hart, i cili në sezonin që sapo u mbyll u aktivizua te West Ham i huazuar nga Manchester City. Deri pak muaj më parë 31-vjeçari konsiderohej titullar i padiskutueshëm te “Tre Luanët”, por pas një sezoni zhgënjyes është përjashtuar nga lista përfundimtare e Gareth Southgate, që ka preferuar Butland (Stoke City), Pickford (Everton) dhe Pope (Burnley).

Mbrojtës: Cancelo, Laporte dhe M. Alonso: Mes përjashtimeve të mëdha të Franca është Laporte, që i kushtoi plot 65 milionë euro Manchester City-t në muajin janar. Dy të tjerë janë Cancelo, autor i një sezoni të madh me Interin, por i lënë jashtë nga Portugalia, dhe Marcos Alonso i Chelsea-t, me spanjollin që ka shënuar 7 gola në Premier League në këtë sezon, por që nuk u preferua nga Lopetegui, transmeton “SS”.

Mesfushorë: Nainggolan, Götze, Allan dhe Fabregas: “Duhet t’i tregosh botës se je më i mirë se Messi”, – ishin fjalët motivuese të Joakim Low drejtuar Mario Gotzes në finalen e “Brazil 2014”. Sulmuesi gjerman, pjesë e Dortmundit, shënoi golin e jetës, duke i dhuruar trofeun Gjermanisë. 4 vitë më vonë, ka mbetur jashtë listës përfundimtare të “Pancerave”. Përjashtime të rëndësishëm konsiderohen edhe ato të Nainggolan nga Beligjika, Allan nga Brazili dhe Fabregas nga Spanja.

Sulmues: Morata, Icardi dhe Benzema: Jorge Sampaoli vendosi të mos e grumbullonte Mauro Icardin, kryegolashënuesin e Serisë A me 29 finalizime, 13 më shumë se Higuain, që ështe pjesë e listës përfundimtare të Argjentinës. Lopetegui ka vendosur të lërë në shtëpi Alvaro Moratan e Chelsea-t, duke i besuar në sulm emrave të tillë si Diego Costa, Aspas e Rodrigo. Sulmuesi i tretë është Karim Benzema, një ikonë e futbollit francez, i lënë jashtë nga Dechamps pas një sezoni më shumë në hije se në shkëlqim.