Formacioni ideal i El Clasicos

Real Madrid dhe Barcelona përbëhen nga yje të mëdhenj. Por, kush prej tyre zë vend në formacionin ideal të kombinuar, para finales në Copa del Rey? Përgjigja vjen nga e përditshmja sportive spanjolle Marca.

Sport

16/04/2014 14:55

E përditshmja sportive spanjolle Marca ka publikuar formacionin ideal të kombinuar mes futbollistëve më të mirë të Real Madridit dhe Barcelonës.

Dy gjigantët e futbollit spanjoll do të takohen sonte në finalen e Copa del Rey në stadiumin Mestalla në Valencia.

Dhe, disa orë para fillimit të ballafaqimit, Marca ka publikuar një formacion të përbërë nga yjet e të dyja skuadrave, por përmban më tepër anëtar të Los Blancos.

Në portë, Iker Casillas paraqitet para Pintos. Kurse, reparti defanziv përbëhet nga dy anëtarë të secilës skuadër, Pepe, Ramos, Alves dhe Alba. Në qendër të përzgjedhurit janë Xabi, Alonso, Modric che Iniesta. Kurse, në sulm, Bale, Messi dhe Isco.

Cristiano Ronaldo do të mungojë për shkak të lëndimit andaj njësoj si mungesat e tjera, nuk ka hyrë në konsideratë. Skuadra udhëhiqet nga trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.