Formacioni ideal i Botërorit

Kampionati botëror në Brazil po afron. Skuadrat janë pothuajse gati. Por, kush ishin yjet që shkëlqyen më së tepërmi gjatë stinorit që po e lëmë pas, e që do t’i shohim në garë? Ky është formacioni ideal i tyre.

Sport

15/05/2014 12:08

Ekipet e Kombëtareve pjesëmarrëse janë gati të finalizohen, andaj të gjithë sytë do të jenë tek ata që mund të inspirojë skuadrat e tyre drejt triumfit në Kampionatin botëror në Brazil.

Yje si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Franck Ribery, Wayne Rooney dhe Neymar do të shpresojnë të lejnë gjurmë në garën e verës në Brazil, por cilët futbollistë kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në Evropë, gjatë sezonit që po e lëmë pas?

Metro ka publikuar një ekip në formacionin 4-4-2. A pajtoheni me këtë përbërje?

Skuadra:  

Portier – Thibaut Courtois (Belgjika)

Mbrojtës i djathtë – Dani Alves (Brazili)

Qendërmbrojtës – Diego Godin (Uruguai)

Qendërmbrojtës – Giorgio Chiellini (Italia)

Mbrojtës i majtë – Ricardo Rodriguez (Zvicra)

Mesfushor i djathtë – Cristiano Ronaldo (Portugalia)

Mesfushor – Steven Gerrard (Anglia)

Mesfushor – Paul Pogba (Franca)

Mesfushor i majtë – Marco Reus (Gjermania)

Sulmues – Lionel Messi (Argjentina)

Sulmues – Luis Suarez (Uruguai)