Formacioni i yjeve të Jorge Mendes

Jorge Mendes konsiderohet si “super menaxher” i disa prej futbollistëve më të mirë në botë. Në fakt, ai e ka një formacion të tërë me futbollistë të mëdhenj të cilët i përfaqëson.

Sport

06/09/2014 10:09

Jorge Mendes nuk është zyrtar i asnjë klubi, ai është menaxheri më i famshëm i futbollistëve.

Portugezit mund t’ia kenë zili të gjithë menaxherët e tjerë nëse e shikojnë listën e lojtarëve që përfaqëson. Mjafton të përmendim një Cristiano Ronaldo e një trajner si Jose Mourinho.

Për më tepër, Mendes ishte ai që negocioi transferimet e Radamel Falcaos e Angel Di Marias në Manchester United, si dhe James Rodriguezit në Real Madrid.

Mirëpo, shikoni një formacion të tërë me yjet që përfaqësohen nga Mendes, në fotografinë të bashkangjitur në këtë artikull.