Formacioni i yjeve që nuk janë kandidatë për “Topin e Artë”

"AS" ka formuar një formacion me emrat më të njohur të atyre që mungojnë në mesin e konkurrentëve.

Sport

10/10/2017 09:21

“France Football” ka publikuar listën e gjerë të 30 futbollistëve në garë për “Topin e Artë”.

Por, shumë emra të njohur nuk kanë zënë vend në mesin e konkurrentëve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë.

E përditshmja sportive madrilene “AS” ka formuar një formacion me emrat më të njohur të atyre që mungojnë në mesin e konkurrentëve, përcjell “lajmi.net”.

Nga Keylor Navas në portë, Gerard Pique në mbrojtje, Paul Pogba e Andres Iniesta si mesfushorë e deri tek Gonzalo Higuain në sulm, ky është formacioni i mungesave për “Topin e Artë”. /Lajmi.net/