Formacioni i sezonit në Premier Ligë

Është përmbyllur pjesa e parë e sezonit edhe në ligën më atraktive në botë, Premier League, teksa më poshtë e keni formacioni më të mirë deri në këtë fazë.

Sport

29/12/2014 11:33

Pas 19 javëve Chelsea vazhdon të kryesojë, por tani vetëm me tri pikë përpara kampionit në fuqi Manchester City.

Blutë e Jose Mourinhos dominuan totalisht deri tani dhe normalisht se edhe XI dominohet nga lojtarët e skuadrës së strategut portugez.

Në sulm Diego Costa dhe Sergio Aguero janë të paprekshëm, pasi janë golashënuesit më të mirë në Premier Ligë deri tani.

Formacioni: De Gea, Clyne, Terry, Cahill, Azpilicueta, Matic, Alexis, Fabregas, Hazard, Costa, Aguero.