Formacioni i Napolit me Ancelottin, objektivi “Scudetto”

Carlo Ancelotti pritet të sjellë përforcime të mëdha te skuadra e Napolit.

Sport

23/05/2018 14:30

Carlo Ancelotti pritet të zyrtarizohet si trajner i ri i Napolit.

Ekipi nga San Paolo ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur italian i cili do ta zëvendësojë Maurizio Sarrin që ka vendosur të largohet nga detyra.

Mediat italiane kanë publikuar atë që mund të jetë formacioni i Napolit me Ancelottin, përcjell “lajmi.net”.

Në skuadër parashihet ardhja e përforcimeve të mëdha përfshirë Arturo Vidal nga Bayern Munich dhe Karim Benzema nga Real Madrid. /Lajmi.net/