Formacioni i mungesave (FOTO)

Po afrohen ndeshjet e para gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Por, shumica prej skuadrave, në përjashtim të Barcelonës, nuk janë në përbërje të plotë. Ky është formacioni i futbollistëve të lënduar.

Sport

02/05/2015 10:00

Juventus – Real Madrid dhe Barcelona Bayern.

Këto janë dy çiftet gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve. Por, me më së shumti mungesa në to hyn gjiganti bavarez që ka një numër të madh të futbollistëve të lënduar.

Në fakt, e vetmja skuadër që nuk ka ndonjë mungesë – deri më tani – është Barcelona.

Portali “Goal” ka publikuar një formacion të tërë me emrat e atyre që pritet të mungojnë së paku në ndeshjet e para, edhe pse ka emra që tashmë e kanë përfunduar sezonin përfshirë yllin e Bayernit, Arjen Robben.