Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Maltës

Përfaqësuesja e Kosovës rikthehet në aksion në Ligën e Kombeve, në një përballje që pritet të jetë shumë e rëndësishme.

Sport

17/11/2018 15:08

‘Dardanët’ në kuadër të xhiros së pestë në Ligën D, do të takohen me Maltën në udhëtim, në ndeshjen që fillon nga ora 18:00.

Kosova me një fitore të mundshme ndaj Maltës, dhe me shpresën që Ishujt Faroe do të ndalin Azerbajxhanin, do të siguronte vendin e parë në ‘Grupin 3’ një xhiro para fundit, arritje që edicionin tjetër e vendos në Ligën C,e po ashtu do t’i rezervonte vetes ‘Play Offin’ drejt rrugëtimit historik për në Kampionatin Evropian.

Te ‘Dardanët’ për dy ndeshjet e nëntorit kanë ndodhur tri afrime të lojtarëve. Mirlind Kryeziu, Ajijanet Muriqi dhe Shkëlqim Demhasaj janë lojtarët e afruar te Kosova.

Duket se asnjëri nga këta të tre, nuk do të jenë në formacionin titullar të Kosovës për ndeshjen ndal Maltës sipas medieve në Kosovë, përcjell ‘lajmi.net’.

Formacioni i mundshëm i Kosovës: Ujkani, Vojvoda, Rrahmanin, Aliti, Kololli, Shala, Kryeziu, Zhegrova, Kryeziu, Zeneli, Muriqi./Lajmi.net/