Formacioni i muajit tetor në La Liga

Faqja zyrtare e La Ligas ka publikuar dhe formacionin me lojtarët që kanë pasur paraqitje më të mirë në muajin tetor. Në këtë listë është edhe Shkodran Mustafi.

Sport

03/11/2014 13:13

Shkodran Mustafi është futur në formacionin më të mirë të La Ligas për muajin tetor. Ai ka pasur paraqitje mbresëlënëse me skuadrën e Valencias duke shënuar tre gola edhe pse është qendër-mbrojtës.

Cristiano Ronaldo padyshim se nuk mund të mungonte në këtë listë, pasi është në krye të sulmit së bashku me Neymarin dhe Baccan.

Leo Messi nuk është përfshirë në këtë listë, pasi nuk kishte performanca të mira në këtë muaj. Pepe dhe Isco janë lojtarët tjerë të Realit që janë futur në këtë formacion. Atletico ka vetëm një lojtar dhe ai është mesfushori Koke.

Formacioni 4-3-3