Formacioni i Man Utd me Lukaku – Ibrahimovic

“Goal.com” ka publikuar formacionin e mundshëm të ekipit të Jose Mourinhos me dyshen sulmuese Lukaku – Ibrahimovic.

Sport

18/11/2017 10:31

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer nga lëndimi dhe do të jetë pjesë e ekipit të Manchester United për ndeshjen e ardhshme ndaj Newcastle në Premierligë.

“Red Devils” do të kenë mundësi që për herë të parë të luajnë me dyshen sulmuese Romelu Lukaku dhe Zlatan Ibrahimovic, edhe pse suedezi nuk besohet se është ende i gatshëm për të luajtur nga minuta e parë, përcjell “lajmi.net”.

“Goal.com” ka publikuar formacionin e mundshëm të ekipit të Jose Mourinhos me dyshen sulmuese Lukaku – Ibrahimovic. /Lajmi.net/