Formacioni i Man Utd me Falcaon (Foto)

Manchester United bëri një përforcim të madh duke huazuar Radamel Falcaon nga Monaco. Por, si do të duket formacioni 3-5-2 i Louis van Gaal pas ardhjes së yllit kolumbian?

Sport

02/09/2014 11:51

Tifozët e Manchester Unitedit mezi presin të shohin Radamel Falcaon në Old Trafford.

Por, si do të gjejë vend ylli kolumbian në formacionin e ri të menaxherit Louis van Gaal me rreshtimin 3-5-2?

Derisa Robin van Persie raportohet se është i lënduar dhe mund të mungojë për disa muaj në rast se duhet të operohet në gju, Falcao do ta zë vendin e holandezit.

Po ashtu, përforcimi i janarit, Juan Mata do të ballafaqohet me një konkurrencë të fortë për një vend në formacionin bazë derisa Van Gaal planifikon të aktivizojë treshen Falcao, Wayne Rooney dhe Angel Di Maria në formacionin bazë.

“Sky Sports News” ka publikuar një rreshtim të atij që mund të jetë formacioni i ri i Manchester Unitedit, pas ardhjes së Falcaos, duke filluar nga takimi i ardhshëm në shtëpi kundër Queens Park Rangers më 14 shtator.