Formacioni i Kosovës

Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki ka publikuar formacionin bazë të skuadrës së tij për ndeshjen miqësore ndërkombëtare kundër Haitit. Dueli do të fillojë në ora 15:00 në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë dhe tashmë ka zgjuar interesim jashtëzakonisht të madh dhe atmosferë të nxehtë në arenë dhe jashtë tij. Me Anel Raskajn si kapiten, Bunjaki…

Sport

05/03/2014 13:44

Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki ka publikuar formacionin bazë të skuadrës së tij për ndeshjen miqësore ndërkombëtare kundër Haitit.

Dueli do të fillojë në ora 15:00 në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë dhe tashmë ka zgjuar interesim jashtëzakonisht të madh dhe atmosferë të nxehtë në arenë dhe jashtë tij.

Me Anel Raskajn si kapiten, Bunjaki ka përzgjedhur titullarët e tij në duelin e parë, dhe historik për vendin tonë që sot nis një kapitull të ri të së ardhmes, në futbollin ndërkombëtar.