Formacioni i Kosovës U-21 kundër Azerbajxhanit

Kosova do të luajë me një formacion 4-2-3-1.

Sport

14/11/2017 14:56

Trajneri Rafet Prekazi e ka publikuar formacionin e Kombëtares U-21 të Kosovës për ndeshje kundër Azerbajxhanit në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019 për grupmoshat deri në 21 vjeç.

Kosova do të luajë me një formacion 4-2-3-1, shkruan Express.

Ndeshja do të zhvillohet në “Dalga Stadium” në Baku me fillim nga ora 15:00.