Formacioni i Juventusit kundër Portos pa Bonuccin

Leonardo Bonucci do të jetë në tribuna për arsye disiplinore për duelin e sontëm ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.

Sport

22/02/2017 14:35

Juventus do të jetë pa mbrojtësin kryesor Leonardo Bonucci në duelin kundër Portos në Ligën e Kampionëve.

Bonucci do ta ndjekë ndeshjen nga tribunat për arsye disiplinore pas përplasjes me trajnerin Max Allegri në ndeshjen e xhiros së shkuar në Serie A kundër Palermos, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, sipas mediave italiane, ky do të jetë formacioni i Juventusit pa Bonuccin në qendër të mbrojtjes.

Juventus (4-2-3-1): Buffon; Lichtsteiner, Barzagli, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic; Cuadrado, Dybala, Mandzukic; Higuain. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6