Formacioni i javës nga La Liga, turpërohet Real Madrid

Barcelona ka tetë futbollistë në formacionin e javës kurse Real Madrid mbetet pa asnjë.

Sport

17/01/2018 07:27

E përditshmja sportive madrilene “Marca” ka publikuar formacionin më të mirë të javës nga La Liga.

Dhe, çuditërisht në të nuk zë vend asnjë futbollist i Real Madridit.

Skuadra e Zinedine Zidane pësoi humbje të re duke u mundur në shtëpi nga Villarreal me rezultat 0-1, përcjell “lajmi.net”.

Kjo ka bërë që asnjë futbollist i Real Madridit të mos zë vend në formacionin e javës nga ‘Marca’. /Lajmi.net/