lajmi.net

Formacioni i javës në Serie A

Teksa janë luajtur dhe ndeshjet e fundit të kësaj jave në Serie A, goal.com ka publikuar dhe formacionin me lojtarët më të mirë në Kampionatin Italian të këtij vikendi.

Sport

10/11/2014 14:28

Carlos Tevez dhe Fernando Llorente janë dy sulmuesit e Juventusit që shkëlqyen ne fitoren e lartë ndaj Parmës, dhe kështu kanë zënë vend në këtë formacion.

Pjanic dhe Keita shkëlqyen në fitoren e Romës kundër Torinos me rezultat 3-0, ndërsa Milani dhe Interi nuk kanë asnjë lojtarë në këtë listë pas formës së tyre të dobët.

Në portë është portieri i Udineses, Orestis Karnezis i cili ishte fenomenal në ndeshjen ndaj Palermos, duke pritur dhe një penallti në pjesën e dytë.

Formacioni: Karnezis, Lichtsteiner, Rugani, Koulibaly, Mario Rui, Keita, Pjanic, Pellissier, Dybala, Llorente, Tevez

Formacioni i javës në Serie A

Lojtarët më të mirë gjatë javës së fundit të Serie A janë zgjedhur nga faqja më e madhe sportive goal.com

Sport

27/10/2014 13:16

Goal.com sapo ka publikuar formacionin më të mirë të javës së fundit në Serie A, i cili transmetohet nga lajmi.net

Gonzalo Higuain ishte lojtari më i dalluar gjatë kësaj jave. Ai shënoi het-trik në fitoren e lartë të Napolit prej 6-2 kundër Veronas. Hamsik shënoi dy gola në këtë takim dhe është në formacion.

Antonio Di Natale ka shkëlqyer në fitoren e Udineses ndaj Atalantas, ndërsa Asamoah ishte lojtari më i dalluar te skuadra e Juventusit, në fitoren ndaj Palermos.

Portieri i Sampdorias Romero pati një performancë mbresëlënëse në barazimin e skuadrës së tij kundër Romas.

Formacioni 4-4-2

Formacioni i javës në Serie A

Dje janë luajtur ndeshjet e fundit të javës së gjashtë në Serie A, e cila kaloi nën hijen e derbit Juventus-Roma, që krijoi shumë polemika. Më poshtë e keni formacionin më të mirë të jaëvs në kampionatin italian që është publikuar nga Goal.com.

Sport

06/10/2014 14:29

Juventusi fitoi takimin ndaj Romës me rezultat të ngushtë prej 3-2, në një ndeshje e cila dha shumë polemika për vendimet kontraverse të gjyqtarit të takimit.

Milani ka shënuar fitore solide në ndeshjen kundër Chievos me rezultat 2-0, duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme.

Interi është duke vazhduar me formën katastrofale, pasi tani është mposhtur si mysafir i Fiorentinës me rezultat të lartë prej 3-0.

Formacioni 4-4-4

Portier: Karnezis
Mbrojtës: Tomovic, Bonucci, Alex, Tonelli
Mesfushorë: Candreva, Tachtsidis, Keita, Cuadrado
Sulmues: Honda, Tevez

Formacioni i javës në Serie A

Dje janë zhvilluar ndeshjet e fundit të javës së pestë në Serie A e cila ishte mjaft interesante dhe me emocione. Ja dhe formacioni i javës në kampionatin italian.

Sport

30/09/2014 17:29

Juventusi dhe Roma kanë vazhduar të mbajnë bilancin e 100%, pasi edhe kësaj radhe kanë shënuar fitore.

Interi ka pësuar humbje shokuese kundër Cagliarit me rezultat 4-1 midis Giuseppe Meazzas, ndërsa Milani ka barazuar 1-1 me skuadrën e Cesenas.

Carlos Tevez po vazhdon të jetë vendimtar për skuadrën e tij, pasi kësaj radhe ka shënuar dy gola në fitoren e Juventusit  kundër Atalantas.

Formacioni 4-4-2

Portier: Viviano
Mbrojtës: Cavanda, Dainelli, De Vrij, Britos
Mesfushorë: Ibarbo, Ekdal, Parolo, Evra
Sulmues: Tevez,Djordjevic

Formacioni i javës në Serie A

Dje janë zhvilluar ndeshjet e fundit të javës së tretë në Serie A, ndërsa Goal.com ka shpallur formacionin më të mirë të kësaj jave, në kampionatin italian.

Sport

22/09/2014 12:55

Java e tretë e Serie A përfundoi nën hijen e derbit të madh ndërmjet Milanit dhe Juventusit që përfundoi me fitore të biankonerëve, 0-1. Carlos Tevez ishte golashënuesi i vetëm në këtë takim.

Antonio Cassano realizoi dy gola në fitoren e skuadrës së Parmës, dhe për këtë arsye është në këtë formacion së bashku me sulmuesin argjentinas.

Roma arriti të shëojë fitore solide ndaj Cagliarit me rezultat 2-0, ndërsa Interi u ndal në barazim 1-1 me skuadrën e Palermos.

Formacioni 4-4-2

Portier: Perin
Mbrojtës: Maicon, Rugani, Danilo, Acerbi
Mesfushorë: Florenzi, Pogba, Kovacic, Kurtic
Sulmues: Cassano, Tevez

LM