lajmi.net

Formacioni i javës në Premier Ligë

Java e fundit në Premier Ligë kaloi nën hijen e derbit ndërmjet Chelsea dhe Manchester Cityt që përfundoi në barazim, 1-1. Goal.com ka publikuar dhe formacionin më të mirë të javës.

Sport

02/02/2015 09:36

Portieri i Tottenhamit, Hugo Lloris pati një paraqitje mbresëlënëse gjatë kësaj jave, duke qenë vital në fitoren e skuadrës së tij.

Mesut Ozil shkëlqeu në fitoren e Arsenalit kundër skuadrës së Aston Villas, me rezultat të lartëprej 5-0.

Skrtel ishte si një mur në mbrojtjen e Liverpoolit, në fitoren e fundit kundër West Hamit me rezultat solid prej 2-0. 

Formacioni: Lloris, Bellerin, Skrtel, Williams, Baines, Blind, Cabella, Cazorla, Walters, Kane, Ozil

Formacioni i javës në Premier Ligë

Mediat angleze kanë publikuar tashmë formacionin më të mirë të javës së fundit në Premier Ligë, e cila na ka dhënë ndeshje mjaft interesante dhe me shumë gola.

Sport

19/01/2015 10:40

Chelsea arriti të shënojë fitore në udhëtim te Swansea me rezultat 5-0, në një takim ku kanë shkëlqyer Ivanovic, Fabregas, Oscar e Diego Costa.

Manchester United dhe Liverpooli kanë arritur të shënojnë fitore kundër QPR-s respektivisht Aston Villës.

Derbi i kësaj jave në Premier Ligë ndërmjet Manchester Cityt dhe Arsenalit që u zhvillua në Etihad, përfundoi me fitoren e mysafirëve, 2-0.

Formacioni: De Gea, Koscielny, Gardos, Ivanovic, Coquelin, Fabregas, Oscar, Cazorla, Elia, Gayle, Diego Costa

Formacioni i javës në Premier Ligë

Javë me plotë befasi ishte kjo e 20-ta në Premier Ligën angleze. Goal.com ka zgjedhur dhe lojtarët që kanë performuar më mirë gjatë kësaj jave.

Sport

02/01/2015 16:05

Derbi londinez mes Tottenham dhe Chelseat i takoi vendasve me rezultat 5-3 në një sfidë të paharrueshme për tifozët e Spurs.

Në ditën e parë të vitit 2015 barazuan Manchester United dhe Liverpool, kurse Arsenali u mposhtë 2-0 nga Southampton.

Goal.com ka analizuar dhe ka zgjedhur 11 lojtarët të cilët ishin fantastik me paraqitjet e tij gjatë kësaj jave në Premier Ligë.

Formacioni: Speroni, Alderweireld, Davies, Sakho, Clichy, Y.Toure, Lampard, Schlupp, Sissoko, Chadli, Kane

Formacioni i javës në Premier Ligë

Dje kanë përfunduar dhe ndeshjet e fundit të kësaj jave në Premier Ligë, ndërsa goal.com ka publikuar dhe formacionin me lojtarët që kanë pasur performancë më të mirë.

Sport

04/11/2014 15:57

Alexis Sanchez padyshim që ishte lojtari më i mirë i kësaj jave, duke treguar edhe një herë se është lider i Arsenalit. Ai shënoi dy gola në fitoren e skuadrës së tij kundër Burnleyt.

Mesfushori i Chelseas, Cesc Fabregas mati paraqitje mbresëlënëse në fitoren e skuadrës së tij kundër QPR-së, dhe kështu u fut në këtë formacion.

Në anën tjetër, Yaya Toure shkëlqyeu në kryendeshjen e javës së fundit në Premier Ligë, ndërmjet Manchester Cityt dhe Manchester United e cila përfundoi me fitore të skuadrës së Pellegrinit.

Formacioni 3-5-2: Guzan, Chambers, Alderweireld, Cameron; Alexis, Yaya Toure, Sissoko, Fabregas, Downing; Fletcher, Kane

Formacioni i javës në Premier Ligë

Dje janë zhvilluar dhe ndeshjet e fundit të javës së shtatë të Premier Ligë, e cila kaloi nën hijen e derbit ndërmjet Chelseas dhe Arsenalit. Goal.com ka publikuar dhe formacionin e javës të kësaj xhiroje.

Sport

06/10/2014 11:05

Eden Hazard ka shkëlqyer në fitoren e Chelseas me rezultat 2-0 kundër Arsenalit, ndeshje kjo e zhvilluar në Stamford Bridge.

Transferi i ri i Manchester Unitedit, Angel Di Maria ishte lojtari kryesor i Djajve në fitoren mjaft të vështirë kundër skuadrës së Everonit në Old Trafford.

Në portë padyshim që meriton të jetë portieri i Manchester United, David De Gea, i cili kishte një paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjen ndaj Evertonit.

Formacioni 4-3-2-1

Portier: David De Gea
Mbrojtës: Azpilicueta, Kompany, Baker, Robertson
Mesfushorë: Mahrez, Sigurdsson, Henderson
Mesfushorë me tipare sulmues / Anësorë: Angel Di Maria, Eden Hazard
Sulmues: Papiss Cisse

Formacioni i javës në Premier Ligë

Dje janë luajtur dhe ndeshjet e fundit të javës së gjashtë të Kampionatit Anglez, ndërsa goal.com ka publikuar dhe formacionin me lojtarët më të mirë të kësaj jave.

Sport

30/09/2014 17:22

Në sulm padyshim që duhet të jetë sulmuesi i Chelseas, Diego Costa i cili ishte mbresëlënës në fitoren e skuadrës së tij kundër Aston Villas me rezultat 3-0.

Willian është një tjetër lojtar i Chelseas që është përfshirë në këtë listë, falë performancës së tij perfekte në ndeshjen e fundit.

Pavarësisht barazimit të Liverpoolit, Jordan Henderson po vazhdon të tregojë lojë tejet të mirë, dhe kështu u fut në formacionin e javës.

Formacioni: 4-3-3

Portier: Hugo Lloris
Mbrojtës: Azpilicueta, Kaboul, Jagielka, Bertrand
Mesfushorë: Dorrans, Henderson, Willian
Sulmues: Berahino, Costa, Pelle

Formacioni i javës në Premier Ligë

Ka përfunduar dhe java e pestë e kampionatit anglez e cila ishte mjaft interesante. Goal.com ka publikuar formacionin më të mirë të kësaj jave.

Sport

22/09/2014 13:05

Angel Di Maria ka shkëlqyer në humbjen shokuese të Manchester United kundër Leicester. Mangala ishte shumë impresiv në debutimin e tij me fanellën e Manchester Cityt.

Nemanja Matic ishte si një mur mbrojtës i skuadrës së Mourinhos në derbin kundër Manchester Cityt, që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Liverpooli u mposht nga skuadra e West Hamit dhe si pasojë e saj nuk ka asnjë lojtarë në këtë formacion.

Arsenali përpos se fitoi takimin ndaj Aston Villës me rezultat 3-0, nuk ka asnjë lojtarë që është futur në formacionin më të mirë të javës.

Formacioni 4-1-3-2

Portier: Foster
Mbrojtës: Kelly, Mangala,Lescott, Cresswell
Mesfushor defanziv: Nemanja Matic
Mesfushorë ofanziv: Downing, Morrison, Di Maria
Sulmues: Vardy, Cisse

LM