lajmi.net

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve

“Goal.com” ka publikuar formacionin e javës pas xhiros së dytë të ndeshjeve nga faza e grupeve e Ligës së Kampioëve.

Sport

02/10/2014 13:20

Të martën dhe të mërkurën u zhvilluan ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Dhe, portali “Goal.com”, ka publikuar formacionin e javës. Në portë gjendet kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, para së cilit repartin defanziv e formojnë Marquinhos (Paris Saint-Germain), Fabian Schar (Basel), dhe Jegor Filipenko (BATE Borisov).

Në mesfushë gjendet katërshja Arda Turan (Atletico Madrid), Nemanja Matic (Chelsea), Blaise Matuidi (PSG) dhe Heung-Min Son (Bayer Leverkusen).

Kurse, në sulm kanë zënë vend Francesco Totti (Roma), Danny Welbeck (Arsenal) dhe Adrian Ramos (Borussia Dortmund).

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë pas xhiros së parë të ndeshjeve në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sport

19/09/2014 15:24

Xhiroja e parë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve u mbyll pas ndeshjeve të para të së martës dhe mërkurës mbrëma.

Dhe, UEFA ka publikuar sot formacionin më të mirë të javës në garën elite të klubeve evropiane.

Në portë gjendet anëtari i Anderlechtit, Roef kurse para tij repartin defanziv e përbëjnë Carlao nga Apoel, Boateng dhe Pique në qendër dhe Moreno i Liverpoolit në krahun e majtë.

Në mesfushë gjendet dyshja Grosskreutz i Dortmundit dhe Brahimi i Portos, në krah të ndihmuar nga Bale dhe Gervinho. Kurse, në sulm kanë zënë vend Dominguez i Olympiacosit dhe Tevez nga Juventus. 

LM