Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve i udhëhequr nga Messi

Xhiroja e parë e fazës së grupeve në kuadër të Ligës së Kampionëve la mbrapa edhe befasi të ndryshme.

Sport

20/09/2018 12:05

Ishte hera e parë për Cristiano Ronaldon që u ndëshkua me karton të kuq në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Gjithashtu, për tu shënuar ishte edhe humbja e Man Cityt nga Lyon.

Në anën tjetër ishte Messi i cili realizoi “hat trick”, të tetin në karrierë për të qenë lider me më së shumti “hat trick” në histori të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/

Ky është formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, i udhëhequr nga Messi:

Wojciech Szczesny | Portier | Valencia 0-2 Juventus
Sergi Roberto |Mbrojtës i djathtë | Barcelona 4-0 PSV Eindhoven
Leonardo Bonucci | Qendër mbrojtës| Valencia 0-2 Juventus
Abdou Diallo | Qendër mbrojtës | Club Brugge 0-1 Borussia Dortmund
Nicolas Tagliafico |Mbrojtës i majtë | Ajax 3-0 AEK Athens
Paul Pogba |Mesfushorë qendror | Young Boys 0-3 Manchester United
Toni Kroos |Mesfushorë qendror | Real Madrid 3-0 Roma
Lionel Messi |Anësor i djathtë | Barcelona 4-0 PSV Eindhoven
Nabil Fekir |Mesfushorë sulmues | Man City 1-2 Lyon
Isco |Anësor i majtë | Real Madrid 3-0 Roma
Michal Krmencik |Sulmues | Viktoria Plzen 2-2 CSKA Moscow