lajmi.net

Formacioni i javës në La Ligë

Dje janë luajtur dhe ndeshjet e fundit të kësaj jave në La Ligë, ku shkëlqyen lojtarët si Cristiano Ronaldo e Lionel Messi me skuadrat e tyre përkatëse.

Sport

19/01/2015 15:06

Ronaldo, James dhe Benzema shkëlqyen në fitoren e Real Madridit kundër Getafes me rezultat 3-0 duke mbajtur kreun e La Ligas.

Lionel Messi arriti që të shënojë het-trik në fitoren e lartë të Barcelonës në Riazor ndaj Deportivos me rezultat 4-0.

Diego Godin ishte mur në mbrojtjen e Atletico Madridi që gjithashtu arriti të fitojë në këtë javë.

Formacioni: Codina, Ze Castro, Godin, Navarro, Parejo, Cheryshev, Rakitic, James, Benzema, Ronaldo, Messi

Formacioni i javës në La Ligë

Njëra ndër faqet më të mëdha sportive në botë, Goal.com ka publikuar dhe formacionin e javës në La Liga, edhe pse java e fundit në Kampionatin spanjoll përfundoi disa ditë më parë.

Sport

14/01/2015 23:00

Barcelona arriti të shënojë fitore në derbin e zhvilluar kundër Atletico Madridit me rezultat 3-1, në një takim ku shkëlqeu treshja sulmues, Messi-Suarez-Neymar.

Real Madridi e mposhti në shtëpi skuadrën e Espanyolit me rezultat 4-0, me një Gareth Bale i cili ishte i jashtëzakonshëm në atë takim.

Më poshtë e keni formacionin e javës në La Ligë, të krijuar nga faqja goal.com

Formacioni: Alves, Varane, Boveda, Edimar, Crespo, Reyes, Iborra, Bale, Isco, Messi, Suarez, Neymar

Formacioni i javës në La Ligë

Java e fundit e La Ligës ishte shumë interesante dhe me plotë befasira, pas për herë të parë pas shumë muajsh, Barcelona dhe Realit kanë pësuar humbje gjatë javës së njëjtë.

Sport

06/01/2015 14:37

Real Madridi u mposht në udhëtim te skuadra Valencias me rezultat 2-1, duke e prishur kështu rekordin prej 22 fitoreve radhazi.

Në anën tjetër, Barcelona nuk e shfrytëzoi gabimin e bërë nga Real Madridi duke u mposhtur në udhëtim te skuadra e Sociedadit me rezultat minimal 1-0.

Atletico Madridi ka shfrytëzuar mjaft mirë gabimin e Realit dhe Barcelonës, duke e mposhtur në shtëpi skuadrën e Levantes me rezultat 3-1.

Formacioni: Rulli, Otamendi, Orban, Godin, Pareja, Castro, Cavaleiro, Arda Turan, Griezmann, Hemed, Manu del Moral

Formacioni i javës në La Ligë

Dje është luajtur dhe ndeshja e fundit e kësaj jave në Kampionatin Spanjoll. Goal.comka publikuar dhe formacionin më të mirë të javës në La Ligë.

Sport

16/12/2014 14:46

Real Madridi ka vazhduar me formën perfekte, duke e mposhtur Almerian me rezultat 4-1.

Barcelona ka dështuar të shënojë fitore kundër Getafes, duke barazuar 0-0, teksa Atletico është mposhtur në shtëpi me rezultat 0-1 nga Villareali.

Në formacionin e javës janë futur tre lojtarët e Realit, Casillas, Isco dhe Ronaldo, të cilët kanë qenë mbrësëlënës në fitoren ndaj Almerias.

Formacioni 3-4-3: Casillas, Velzaquez, Naldo,  Ruiz, Feghouli, Isco, Garcia, Farina, Ronaldo, Vietto, Vela

Formacioni i javës në La Ligë

Portali “Goal” ka publikuar formacionin e javës nga xhiroja e 13-të në La Ligë. Në të ka futbollistë të Barcelonës, por gjendet edhe ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Sport

02/12/2014 14:32

La Liga përfundoi ndeshjet e xhiros së 13-të dhe si zakonisht portali “Goal”, ka publikuar formacionin më të mirë të javës.

Në portë, Claubio Bravo nga Barcelona bëri disa pritje fantastike në fitoren ndaj Valencias.

Kurse, reparti i mbrojtjes kompletohet nga Nicolas Otamendi i Valencias, Sergio Ramos i Real Madridit dhe Diego Godin nga Atletico Madrid.

Në mesfushë, kanë zënë vend Sergio Busquets nga Barcelona, Arda Turan nga Atletico Madrid, Gael Kakuta nga Rayo Vallecano dhe Jose Antonio Reyes, i Sevillas.

Në sulm, treshja Carlos Bacca nga Sevilla, Carlos Vela nga Real Sociedad dhe Cristiano Ronaldo nga Real Madrid, që nuk shënoi por i përgatiti të dy golat në fitoren ndaj Malagas. 

Formacioni i javës në La Ligë

Faqja më e madhe sportive e cila mirret me statistika, Whoscored ka publikuar dhe formacionin më të mirë të javës në La Liga, në bazë të performancës që kanë treguar ata gjatë vikendit që lamë pas.

Sport

27/10/2014 20:37

Java e fundit e La Liga padyshim që përfundoi nën hijen e derbit më të madh planetar, që u zhvillua ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës në Santiago Bernabeu.

Los Blancos shfaqën një lojë të mirë dhe e fituan derbin me rezultat 3-1, dhe si meritë e kësaj ata kanë tre lojtarë në këtë formacion. Pepe, Isco dhe Karim Benzema janë lojtarët që janë futur në këtë formacion.

Malaga shënoi fitore të lartë në ndeshjen e zhvilluar kundër Vallecanos me rezultat 4-0 dhe kështu katër lojtarë të saj janë futur në këtë formacion.

Formacioni 4-4-2

Portier: Fabricio
Mbrojtësit: Nyom, Pepe, Etxeita, Antunes
Mesfushorë: Samuel, Darder, Isco, Piatti
Sulmues: Juanmi, Benzema

Formacioni i javës në La Ligë

Dje janë luajtur ndeshjet e fundit të javës së shtatë në La Liga, e cila na dhuroi statistika fenomenale të lojtarëve të Real Madridit. Më poshtë e keni formacionin e javës të kësaj gare të publikuar nga goal.com

Sport

06/10/2014 16:05

Barcelona ka arritur të qëndrojë në majen e tabelës duke fituar një tjetër takim pa pranuar asnjë gol, pasi mposhti në udhëtim skuadrën e Rayo Vallecanos me rezultat 2-0.

Real Madridi arriti ta shkatërrojë skuadrën e Athletic Bilbaos me rezultat 5-0, në një ndeshje ku Cristiano Ronaldo realozi het-trik.

Valencia ka arritur të fitojë derbin e zhvilluar kundër Atletico Madridit me rezultat bindës prej 3-1.

Formacioni 3-4-3

Portier: Bravo
Mbrojtës: Gaspar, Pique, Otamendi
Mesfushorë/Anësorë: Bale, M’Bia, Andre Gomes, Moi Gomez
Sulmues: Messi, Benzema, Ronaldo

Formacioni i javës në La Ligë

Ndeshja e luajtur dje ndërmjet Getafes dhe Valencias ishte ndeshja e fundit për javën e katërt në La Liga. Goal.com ka publikuar dhe formacionin më të mirë të javës në kampionatin spanjoll.

Sport

23/09/2014 17:08

Java e katërt e La Ligës u përcoll me fitore të larta të shënuara nga skuadra e Real Madridit dhe Barcelonës. Los Blancos mposhtën Deportivon me rezultat 8-2, ndërsa Barcelona mposhti Levanten me rezultat 5-0.

Atletico Madridi u ndal në shtëpi nga skuadra e Celta Vigos, në ndeshjen e cila përfundoi 2-2.

Në formacion kemi tre lojtarë të Real Madridit dhe tre të Barcelonës, pasi këto dy skuadra shfaqën lojë mbresëlënëse gjatë kësaj jave.

Formacioni 3-4-3

Portier: Sergio Alvares
Mbrojtës: Musacchio, Mascherano, Dos Santos
Mesfushorë: Bale, James Rodriguez, M’Bia, Rakitic
Sulmues: Messi, Vietto, Ronaldo

Formacioni i javës në La Ligë

Tre futbollistë të Real Sociedadit që mposhtën Real Madridin në fundjavë kanë zënë vend në formacionin më të mirë të xhiros së dytë të La Ligës.

Sport

03/09/2014 14:47

Xhiroja e dytë e La Ligës solli një befasi të madhe. Real Madrid u gjunjëzua në udhëtim te Real Sociedad me rezultat 4:2. Andaj, nuk është për t’u çuditur që tre futbollistë të Sociedadit kanë zënë vend në formacionin e javës të La Ligës, të publikuar nga “Goal.com”.

Por, ndoshta befasi më e madhe është fakti se në ekip nuk gjendet asnjë futbollist nga Barcelona dhe Real Madrid. Në portë, është Enaut Zubikarai nga Sociedad.

Kurse, mbrojtja kompletohet nga Jose Luis Gaya i Valencias, Abraham i Eibar dhe Joao Miranda nga kampioni Atletico Madrid. Mesfusha përbëhet nga tre Ander Iturraspe i Athletic Bilbaos, David Zurutuza – cili shënoi dy herë kundër Real Madridit – dhe Xabi Prieto që po ashtu shkëlqeu të dielën mbrëma.

Fran Rico nga Granada po ashtu zuri vend. Në sulm, Paco Alcacer ishte i shkëlqyeshëm për Valencian dhe ai shoqërohet nga Alberto Bueno i Rayo Vallecanos dhe Aritz Aduriz i Bilbaos. 

LM