Formacioni i javës në La Ligë (Foto)

Portali “Goal.com” ka publikuar formacionin e javës në La Ligë. Dhe, si rrallë herë në të nuk kanë zëvë vend yjet si Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

Sport

03/03/2015 14:23

La Liga kompletoi xhiron e 25-të, dhe si zakonisht portali “Goal.com” ka publikuar formacionin më të mirë të javës.

Në portë ka zënë vend Sergio Asenjo pas paraqitjes fantastike në barazimin e Villarrealit me Real Madridin në Santiago Bernabeu.

Kurse, në mbrojtje janë dy anëtarë të tjerë të Villarrealit, Eric Bailly dhe Mario Gaspar. Ata i shoqëron Jose Luis Gaya nga Valencia.

Në mesfushë, dyshja e Valencias, Sofiane Feghouli dhe Dani Pardejo kanë shkëlqyer në fitoren 2:0 ndaj Real Sociedadit. Ata shoqërohen nga Samu Castillejo i Malagas dhe Ivan Rakitic i Barcelonës.

Në sulm, Luis Suarez nga Barcelona ka dy partnerë të rrallë, Pablo Piatti nga Valencia dhe Alberto Bueno nga Rayo Vallecano. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë mungesa të rralla.

Alves