Formacioni i Interit për derbin me Milanin

Inter – Milan është kryendeshja e fundjavës në futbollin botëror.

Sport

18/10/2018 08:51

Pas përfundimit të ndeshjeve në nivel ndërkombëtar, ligat kryesore të futbollit rikthehen për të vazhduar sezonin e tyre.

Me interes të madh pritet rikthimi i Serie A, me derbin e xhiros së nëntë mes Interit dhe Milanit.

Skuadrat nga qyteti i modës do të takohen të dielën në ‘San Siro’, në derbin e quajtur ‘Derby della Madonnina”.

Calciomercato pa paraparë se Interi në këtë derbi mund të startojë me këtë formacion: Handanovic; Vrsaljko, Skriniar, de Vrij, Asamoah; Brozovic, Gagliardini; Politano, Nainggolan, Perisic; Icardi.

Pas tetë xhirove, Interi renditet në vendin e tretë me 16 pikë, ndërsa Milani me një ndeshje më pak të zhvilluar zë vendin e 10 me 12 pikë./Lajmi.net/