Formacioni i Interit për 2015-16

Skuadra e Interit nuk ka ndërmend të ndalet, pasi është duke shikuar që të forcojë sa më shumë skuadrën në mënyrë që në sezonin e ri të luftojë për titullin e Scudettos.

Sport

23/06/2015 17:37

Pasi transferoi Geoffrey Kondogbian nga skuadra e Monacos, Interi është duke shikuar që të forcojë skuadrën edhe më shumë për sezonin e ri.

Trajneri i Nerrazzurëve, Roberto Mancini është duke kërkuar që gjatë kësaj vere të transferojë lojtarin e Ëolfsburgut, Perisic dhe atë të Fiorentinës, Salah.

Gjithashtu, kohëve të fundit është përmendur një rikthim i Thiago Mottas te skuadra e Interit.

Filipe Luis, Miranda dhe Martin Montoya janë mbrojtësit të cilët kërkohen nga skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini.