Formacioni i frikshëm i Manchester Cityt për sezonin e ardhshëm (Foto)

Manchester City ka nisur një revolucion të ri.

Sport

26/05/2017 23:25

Pas largimit të katër lojtarëve një ditë më parë, sot skuadra që drejtohet nga Pep Guardiola, zyrtarizoi transferimin e Bernado Silva nga Monaco, për 60 milionë euro.

22 vjeçari Silva, nuk do të jetë transferimi i vetëm i Cityt këtë verë.

Pep Guardiola synon edhe Benjamin Mandyn e Monacos si dhe mbrojtësin e djathtë të Tottenham, Kyle Walker.

‘Goal.com’ ka parashikuar se si mund të duket formacioni i Manchester Cityt edicionin tjetër, i cili formacion do të kërkojë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/