Formacioni i dështakëve nga Serie A

Derisa konsiderohet si shumë e lehtë që të përzgjidhen më të mirët, Eurosport.it ka publikuar një formacion me emrat e futbollistëve që kanë dëshpëruar me paraqitjet e tyre në sezonin e fundit në Serie A.

Sport

21/05/2014 16:43

Është e lehtë të përzgjedhim më të mirët, por cilët futbollistë kanë dëshpëruar me paraqitjet e tyre gjatë sezonit të sapo përfunduar në Serie A?

Për formacionin e dështakëve të edicionit 2013-2014 në Kampionatin italian, Eurosport.it ka llogaritur kritere të ndryshme, përfshirë edhe investimin e bërë për ta, dhe kontributin e dhënë.

Në formacionin 4-4-2, skuadra e dështakëve gjen katër anëtarë të Milanit. Por, ka vend edhe për një kampion të Italisë, futbollist i Juventusit.

Ekipi: Federico Marchetti (Lazio), Christian Maggio (Napoli), Philippe Mexes (Milan), Angelo Ogbonna (Juventus), Fabian Monzon (Catania), Keisuke Honda (Milan), Michael Essien (Milan), Francesco Lodi (Genoa dhe Catania), Luis Muriel (Udinese), Ishak Belfodil (Inter dhe Livorno), Alessandro Matri (Milan dhe Fiorentina).