Formacioni bazë i Anglisë

Kampionati botëror do të fillojë është pak më pak se një muaj larg dhe tifozët e Anglisë kanë filluar të përgatiten. Cili do të jenë formacioni bazë i ekipit të selektorit Roy Hodgson?

Sport

22/05/2014 19:14

Roy Hodgson ka konfirmuar emrat e 23 futbollistëve që do t’i ftojë në Brazil, por pak kush e di se cili do të jetë formacioni bazë i Anglisë, deri tani.

Hodgson konfirmoi edhe numrat që do t’i mbajnë futbollistët dhe në bazë të tyre, formacioni bazë i Anglisë mund të jetë: Hart – Johnson – Cahill – Jagileka – Baines – Gerrard – Lampard – Wilshere – Rooney – Welbeck – Sturridge.

Befasia e vetme është se Jack Wilshere paraqitet në krah, por ai e ka bërë këtë edhe në ditët e para të karrierës në Arsenal, ndërsa Danny Welbeck po ashtu duket se do të zë vend.

Wayne Rooney mund të mos jetë i kënaqur të luaj pas Daniel Sturridge, por duket se atë e pret një rol i kombinuar mes mesfushës dhe sulmit, duke pasur parasysh ndeshjet e vështira që i presin.

Ekipi i plotë i Anglisë:

1. Joe Hart 2. Glen Johnson 3. Leighton Baines 4. Steven Gerrard 5. Gary Cahill 6. Phil Jagielka 7. Jack Wilshere 8. Frank Lampard 9. Daniel Sturridge 10. Wayne Rooney 11. Daniel Welbeck 12. Chris Smalling 13. Ben Foster 14. Jordan Henderson 15. Alex Oxlade-Chamberlain 16. Phil Jones 17. James Milner 18. Rickie Lambert 19. Raheem Sterling 20. Adam Lallana 21. Ross Barkley 22. Fraser Forster 23. Luke Shaw.