Formacionet zyrtare: Man City – Aston Villa

Manchester City dhe Aston Villa kanë publikuar formacionet zyrtare për ballafaqimin e tyre në Etihad Stadium, në kuadër të xhiros së parafundit të Premierligës.

Sport

07/05/2014 20:58

Manchester City dhe Aston Villa kanë paraqitur formacionet bazë për duelin në Etihad Stadium që do të fillojë sonte në ora 20:45.

Vendasit mund të bëjnë një hap të madh drejt titullit të kampionit, në rast se shënojnë fitore.

Pikët e plota nga ky ballafaqim do të vendosin ekipin e Manuel Pellegrinit në pozitë ideale për t’u shpallur kampion. 

Man City: Hart, Zabaleta, Kompany, Demichelis, Kolarov, Garcia, Yaya Toure, Milner, Silva, Nasri, Dzeko.

Aston Villa: Guzan, Lowton, Vlaar, Clark, Baker, Bertrand, Westwood, Delph, El Ahmadi, Weimann, Bowery.