Formacionet zyrtare: Francë – Gjermani

Franca dhe Gjermania zhvillojnë ndeshjen e xhiros së tretë në Grupin 1 të Ligës A në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport

16/10/2018 19:38

Nga dy ndeshjet e mëparshme, Les Bleus kanë arritur një fitore dhe një barazim dhe e kryesojnë grupin me katër pikë.

Die Mannschaft kanë një barazim dhe një humbje, dhe me një pikë të arkëtuar pozicionohen në fund të grupit.

Formacioni startues i Francës: Lloris, Pavard, Kimpembe, Varane, Pogba, Griezmann, Giroud, Mbappe, Kante, Matuidi, Lucas.

Formacioni startues i Gjermanisë: Neuer, Kehrer, Ginter, Hummels, Gnabry, Kroos, Werner, N. Schulz, Sule, Kimmich, Sane.